Qirezi: Prindërit nuk e kanë bërë detyrën e vet deri në fund, kërkesat e SBAShK-ut janë legjitime

Sipas ekspertes së arsimit, Qirezi, kërkesat e SBAShK-ut janë legjitime mirëpo ky i fundit duhet të kuptojë se jo të gjitha kërkesat mund të realizohen menjëherë. Sipas saj, prindërit do duhej të mobilizoheshin në protesta apo të bërit presion tek të dyja palët ashtu që fëmijët të mund të ktheheshin në bankat shkollore

Ekspertja e arsimit, Bardha Qirezi





Ekspertja e arsimit, Bardha Qirezi ka thënë se prindërit nuk kanë bërë detyrën e vet mjaftueshëm në kuadër të grevës tashmë një muajshe në arsim.

E ftuar në FIVE të RTV Dukagjini, Qirezi ka thënë se e kupton pozcionin që duan të mbajnë prindërit në mes Qeverisë së Kosovës dhe grevistëve megjithëse të njëjtit janë shprehur kundër grevës, mirëpo sipas saj, prindërit do duhej të bënin presion në të dyja palët deri në një zgjidhje të arritur.

“Unë mendoj që prindërit nuk e kanë bërë detyrën e vet deri në fund, së paku në shkollën që e kam unë fëmijën nuk kanë pasur mbledhje të prindërve të klasës megjithëse përfaqësuesi ynë na ka informuar tërë kohën se çfarë po ndodh nga këshilli i prindërve në atë shkollë. Mirëpo mendoj që të gjitha propozimet që janë dhënë nuk janë diskutuar në mënyrë të mirëfillt dhe nuk kemi pasur guximin që të dalim dhe të bëjmë presion tek të dyjat palët për të bërë zgjidhje. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, e patolerueshme dhe duhet të bëhet një diskutim më i mirëfilltë dhe si nuk mund të plotësohen kërkesat e SBASHK-ut, nëse jo, të njoftohen qytetarët si pse dhe të kërkohet nga SBASHK-u të lëshoj pe për gjërat që mund të lëshojnë dhe cilat nga kushtet mund ti plotësoj qeveria”, ka deklaruar Qirezi.

Sa u përket kërkesave të SBAShK-ut, Qirezi ka thënë se nëse shihen nga aspekti i përgjithëm, kërkesat e tyre janë legjitime duke u bazuar në situatën postpandemike dhe njëherësh, edhe rritjen e inflacionit. Në këtë mes bën pjesë edhe kërkesa për moshës së penzionimit dhe llogaritjes së viteve para viteve të 90-ta e krahas kësaj, edhe ajo e sigurimeve shëndetësore.

“Problemi i këtyre kërkesave është se janë të lidhura me ligjet dhe prekin të gjithë qytetarët. Në këtë rast dialogu duhet të bëhet më ndryshe dhe të bindet sindikata ngase disa nga kërkesave nuk janë të arsyeshme, jo se nuk janë të drejta por nuk mund të realizohen tani për tani dhe këtu, kuptimi i grevës nuk vlen për shkak se ato kërkesa nuk mund të plotësohen menjëherë”, ka thënë Qirezi.

Lidhur me gjuhën politike të përdoru ndaj grevistëve dhe pretendimet se të njëjtit mund të jenë të lidhur me parti politike, Qirezi ka thënë se nuk mund të mohohen mendimet personale të secilit individ lidhur me funksionalizimin e SBAShK-ut mirëpo të njëjtat nuk vlejnë ngase ne jemi të bllokuar.

“Kuvendi duhet të zgjohet nga gjumi të fillojë me seancat për shqyrtimin urgjent të ligjit për paga. Qeveria mund të bëjë një hap më konkret të bëjë një ditë punëtori që të kryej diskutimin e ligjit. Duhet të bëhet një përpjekje të tregoj që jemi duke punuar”, ka deklaruar Qirezi.

Se kush duhet të mbajë përgjithësi, Qirezi ka thënë se të gjithë duhet t’a mbajnë atë. Sipas saj, SBAShK-u ka thirrur grevën dhe ata do t’a mbajnë përgjegjësinë për atë që kanë shkaktuar në procesin mësimor dhe shoqërinë kosovare.

“Përgjegjësia institucionale nuk mund të mohohet sado që ne mund të kemi mendime të ndryshme për Qeverinë si qytetarë, të gjithë mësimdhënësit që janë në grevë janë të të gjitha partive politike, kjo nuk mund të mohohet dhe nuk mund të fajsohet vetëm kryesia apo sindikata”, ka deklaruar Qirezi gjersa ka thënë se prindërit kanë qenë mjaft të durueshëm.

Greva në arsim ka filluar që nga 25 gushti. Grevistët kanë kërkuar rritje të pagës prej 100 eurosh dhe të njëjtit nuk kanë pranuar 50-të eurot e ofruara nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të pakos për përballjen e inflacionit, pako të cilën e prezantoi së bashku me Ministrinë e Financave, Hekuran Murati.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika