QKMF-ja në Dragash pa sherbime për analiza, shkas aparati i prishur
Është Qendra Kryesore e Mjeksisë familjare në komunën e Dragashit e rrjedhimisht edhe vendi I vetëm ku banorët e kësaj komune, mund të marrin pothuajse të gjitha shërbimet pa shkuar në komunën e Prizerenit. Por në këtë qendër mungon një nga pajisjet më të Aparati që kryente analizat biokimike është jashtë funksionit. “Një pjesë e […]
Është Qendra Kryesore e Mjeksisë familjare në komunën e Dragashit e rrjedhimisht edhe vendi I vetëm ku banorët e kësaj komune, mund të marrin pothuajse të gjitha shërbimet pa shkuar në komunën e Prizerenit.
Por në këtë qendër mungon një nga pajisjet më të Aparati që kryente analizat biokimike është jashtë funksionit.
“Një pjesë e analizave kryhen por një pjesë e biokimis ka mbetur pa u përfunduar, afër një muaj është ky problem dhe kjo nuk është krye shkaku i problemeve që janë në këto aparatura”, ka deklaruar Xhevahire Bojaxhiu-Kryeinfermier.
Derisa kjo qendër ishte në pritje të procedurat të tenderimit për të rregulluar pajisjen, në të njëjtën kohë filloi edhe renovimi I tërë objektit.
E kjo duket se u bë shkas që inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë të ndalojë për një periudhë, testimet në laboratorin e qëndresë.
Madje nga dikasteri i Shëndetësisë u vendos edhe një shenjë në hyrje të laboratorit I cili tashmë është në rinovim.
“Ka një muaj që e kemi nisur rinovimin dhe aparatet I kemi pasur të bllokuara prej inspektoratit, por edhe ata I kanë parë se ato aparaten janë kanë të izoluara, arsyeja u kanë kjo pse u kanë në rinovim”, ka shtuar Xhevahire Bojaxhiu-Kryeinfermier.
Për të gjitha këto është e informuar edhe drejtoria e Shëndetësisë në këtë komunë.
“Që një muaj kemi pasur problem me aparaturën për shkak të shkalleve të prishura, nuk kemi mundur me rregullua e kemi hapur procedurën tenderues para ca ditësh shpresojmë që për një javë kemi më nënshkruar tenderin dhe pastaj me rregullua aparaturën”, ka thënë Behar Brenollin-Drejtor i Shendetësisë në komunën e Dragashit.
Derisa të rregullohet aparatura e prishur e po ashtu edhe rinovimi I QKMF-së, banorët e kësaj komune disa pjesë të analizave mund t’i kryejnë në një hapësire të improvizuar brenda qendrës e disa të tjera në qendrat mjekëseve familjare në Krushevë e Bresan.















