QKMK: Mërgimtarët të shmangin rrugën kah Kastrati i Kurshumlisë nesër

Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka bërë thirrje që qytetarët dhe mërgimtarët që planifikojnë të udhëtojnë kah Serbia më 24 dhjetor të gjejnë rrugë alternative.

Sipas njoftimit, banorët e fshatit Kastrat të Kurshumlisë kanë paralajmëruar një protestë që do të bllokojë rrugën nga ora 11:50 deri në 15:50.

“Duke u bazuar në burimet e hapura-mediat online, më datë, 24 Dhjetor 2025, është paralajmëruar bllokadë e rrugës, nga banorët lokal në segmentin rrugor, në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB), nga ora 11.50 deri në ora 15.50. Ju inkurajojmë, që të shfrytëzoni rrugë tjera, me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë”, thuhet në njoftim.

Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në në +383 45 198 000, +383 45 198 606 ose 0800 50095.

Ministria e Punëve të Brendshme raporton se aktualisht nuk ka kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika