Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se, bazuar në burime të hapura dhe ende të paverifikuara, më 21 prill 2026 pritet të mbahet një protestë në Jarinjë.
Sipas këtij njoftimi, protesta mund të shoqërohet me bllokimin e një pjese të autostradës që çon drejt Republikës së Kosovës, në territorin e Serbisë, në intervalin kohor nga ora 12:00 deri në ora 18:00.
“Ju njoftojmë se, sipas burimeve të hapura dhe ende të paverifikuara, nesër pritet të mbahet një protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt RKS-së në territorin e Serbisë nga ora 12:00 deri në ora 18:00. Për çdo zhvillim të mëtejmë do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.
Ky institucion u ka bërë thirrje qytetarëve që për informata shtesë të kontaktojnë në numrat: +383 45 198 000, +383 45 198 606 si dhe në numrin pa pagesë 0800 50095.
QKMK ka theksuar se do të informojë publikun për çdo zhvillim të ri lidhur me situatën.
Lidhur me këtë Dukagjini ka siguruar edhe një thirrje për qytetarët serb për këtë aktivitet, ku ndër të tjera thuhet se të gjithë ata që nuk mund të marrin pjesë për shkak të shëndetit apo ndonjë arsye tjetër do t”u sigurohet transporti deri në kufi me Kosovën.
