QKUK: 331 shërbime emergjente gjatë 24 orëve të fundit

Qendra Emergjente e QKUK-së ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ekipet mjekësore kanë ofruar gjithsej 331 shërbime emergjente për qytetarët.

Sipas njoftimit të QKUK-së, 79 pacientë janë trajtuar në Reanimim, 111 në Emergjencën Internistike, 56 në Emergjencën Kirurgjike dhe 62 në Emergjencën Ortopedike.

Në Sallën e Vogël janë trajtuar 23 pacientë, të cilëve u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Në mesin e rasteve të trajtuara janë evidentuar edhe 3 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 25 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 36 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.

QKUK ka bërë të ditur se puna në Qendrën Emergjente po vazhdon pandërprerë, me qëllim që pacientëve t’u ofrohet kujdesi dhe shërbimi i nevojshëm në kohën e duhur.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika