QKUK: Gjendja e gruas së plagosur në Fushë-Kosovë për momentin është stabile

Nga ana e QKUK-së është bërë e ditur se gruaja e plagosur me armë zjarri në Fushë-Kosovë ka disa plagë hyrëse-dalëse, por gjendja e saj për momentin është stabile

Foto ilustrim

Pas plagosjes me armë zjarri në Fushë-Kosovë, gruaja e dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është në gjendje stabile.

Kështu ka thënë për Dukagjinin, mjeku kujdestar Sami Bajqinca, i cili ka theksuar se i janë kryer disa intervenime mjekësore dhe se pacientja ka disa plagë hyrëse dalëse, por për momentin, gjendja e saj mbetet stabile.

“I ka kryer disa intervenime, por për momentin gjendja është stabile. Ka disa plagë hyrëse dalëse, por gjendja është stabile”, ka thënë Bajqinca në një përgjigje për Dukagjinin.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, plagosja e gruas ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.

Për këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.

Një grua plagoset me armë zjarri në Fushë-Kosovë

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika