QKUK: Mjekët kryejnë për herë të parë procedurën e kateterizimit në zemër te një fëmijë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është kryer procedura e kateterizimit në zemër tek një fëmijë

Për herë të parë në Qendrën Klinike Univerisitare të Kosovës, nga stafi i mjekëve të QKUK-së, është kryer procedura e kateterizimit në zemër te një fëmijë i moshës 14 vjeçare.

Kjo procedurë është kryer nga mjekët e Klinikës së Pediatrisë, në bashkëpunim me mjekët e Klinikës së Kardiologjisë.

Ata kanë bërë të ditur se, fëmija L.S. ishte diagnostikuar me hipertension arterial të ngritur dhe është bërë ekzaminimi invaziv hemodinamik, me qëllim të zbulimit të ndonjë ngushtimi të arterieve.

“Ekzaminimi Invaziv është kryer ne sallën e Hemodinamikës të Klinikës së Kardiologjisë. Ekzaminimi është kryer vetëm nga stafi vendor i mjekëve dhe infermierëve dhe procedura ka kalur pa komplikime.“

Fëmija i trajtuar pas procedurës është transferuar në Klinikën e Pediatrisë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika