QMK: 25 vatra zjarri në 24 orë, vetëm 2 mbeten aktive

Në 24 orët e fundit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në hapësira të hapura, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas QMK-së, aktualisht dy zjarre janë aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa 22 janë shuar plotësisht.

Aktive mbeten zjarri në Gorno Lisice, në Komunën e Aerodromit, ku po digjen bimësi e ulët, dru dhe misër, si dhe zjarri në dalje të Kriva Pallankës, ku është përfshirë një deponi.

Ndërkohë, zjarri mbi fshatin Zelenikovë, ku digjej pyll dhe bimësi e ulët, është vënë nën kontroll.

Gjatë 24 orëve të fundit, zjarre janë regjistruar dhe shuar edhe në disa komuna të Shkupit, përfshirë Gazi Babën, Gjorçe Petrovin, Sopishten, Haraçinën, Studeniçanin dhe Karposhin.

Zjarre janë raportuar gjithashtu në Novaci, Dollnen, Prilep, Çashkë, Veles, Rosoman, Strugë, Likovë, Vrapçishtë, Zhelinë, Gostivar dhe Delçevë.

Në shumicën e rasteve është djegur bimësi e ulët, ndërsa në disa raste zjarri ka përfshirë edhe pyje, pemë, mbeturina dhe deponi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika