Qorrolli për Mehanin: E siguroi pozitën e deputetit me ngjarjen e djeshme

Analisti politik, Adem Qorolli, ka deklaruar se gjuha e ashpër dhe fyese në politikën kosovare është normalizuar vitet e fundit, duke paralajmëruar për rritje të tensioneve dhe polarizimit në shoqëri.

Duke komentuar zhvillimet e djeshme e të sotme në Skenderaj, Qorrolli i ftuar në “Debat Plus”, u shpreh se sipas tij, mjafton që një deputet i Lëvizja Vetëvendosje të thotë “Sami Serbia” për të marrë 90 mijë vota.

“Ne sot e kemi një kryeministër që asnjëherë nuk ka bërë thirrje që te penalizohet e dënohet gjuha e përdorur nga votuesit e tij e militantët e tij – ka mijëra raste që nuk janë ftuar as në Prokurori për raste të tilla e as në rastet që i kam paraqitur që janë disa vetëm njëherë jam ftuar në Prokurori tash e 8 muaj e kam paraqitur kërcënimin për jetë dhe nuk është ndërmarrë asgjë. Ne nuk duhet ta dërgojmë vendin në një luftë civile sikur shembulli i mbrëmshëm që nuk kishte asgjë mangu. Fyhen deputetë mes vete dhe kur hyn në Kuvend i merr 90 mijë vota. Para 2020 nuk ka ekzistuar kjo gjuhë dhe kjo elitë politike e ka bërë këtë gjuhë sikur përshëndetje. Sot nuk ka asgjë më të lehtë me u bë deputet sidomos kur je anëtar i Vetëvendosjes, ky veçse e ka siguru mbrëmë pozitën e deputetit, mjafton një deputetë i Vetëvendosjes me thënë “Sami Serbia” e ka shkatërru, e ka vjedh e te tjera automatikisht i merr 90 mijë vota”, u shpreh Qorrolli.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika