Qorrolli për qëndrimin e PDK-së: Nuk është opozitë, është sabotim i shtetit

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli ka thënë se qasja e PDK-së në raport me zgjedhjen e presidentit nuk është opozitë, por sipas tij është sabotim i vet shtetit.

Ai kështu është shprehur ku i është referuar deklaratës së nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, që sipas Qorrollit, Çitaku ka thënë se “PDK nuk do të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit, ‘sepse, siç tha ajo, zgjedhja e Presidentit i zgjat edhe katër vjet mandatin qeverisës Albin Kurtit”.

Qorrolli tha kjo tregon që nuk është çështja e presidentit por refuzimi për ta pranuar vullnetit e qytetarëve të shprehur në zgjedhje.

“Pra, nuk qenka në pyetje Presidenti. As Kushtetuta. As demokracia. As interesi i Republikës. Në pyetje është vetëm etja për pushtet dhe frika nga verdikti i popullit. Problemi është se nuk e pranojnë verdiktin e qytetarëve tash e 4 parë zgjedhje!Kjo nuk është opozitë. Është sabotim i vetë shtetit. Është gatishmëri për të mbajtur peng institucionet, vetëm që të mos funksionojë rendi kushtetues kur ai nuk u shërben interesave të tyre partiake”, ka shkruar Qorrolli të dielën në Facebook.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë qëndrim që në legjislturën e 11-të të qëndrojë në opozitë. Këtë e kishte bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza pas takimit që kishte zhvilluar me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për formimin e institucioneve.

Ndërsa, nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku të premten tha se nuk shohin hapësirë për bashkëpunim, pasi siç tha ajo “jemi vite larg”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika