QUINT-i kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores që ndalon dinarin serb: Për këtë të diskutohet në dialog
Ditë më parë, Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme. Sipas kësaj rregulloreje, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë, është euro. Pas shumë reagimeve për këtë rregullore […]
Ditë më parë, Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme. Sipas kësaj rregulloreje, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë, është euro.
Pas shumë reagimeve për këtë rregullore që ndalon dinarin serb në Kosovës, shtetet e QUINT-it kanë kërkuar pezullim e zbatimit të kësaj rregullore.
Gjithashtu, ne njoftim theksohet se çështja e dinarit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut.
“Pas një shkëmbimi për këtë çështje me Kryeministrin të premten, QUINT-i kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik. Çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të Dialogut të Lehtësuar të BE-së”, thuhet në njoftim.
The Embassies of 🇫🇷🇩🇪🇮🇹🇬🇧🇺🇸 note that the recent regulation of the Kosovo Central Bank (KCB) on cash operations, which aims to reduce counterfeit cash, safeguard financial stability, as well as increase the transparency of cash flows in, nevertheless raises concerns with regard… pic.twitter.com/cZrPkevKha
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) January 28, 2024
Bordi i BQK-së miratoi para disa ditësh rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti. Sipas saj, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.
Për valutat të tjera, BQK ka vendosur të përdoren “vetëm si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta joeuro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta joeuro dhe për aktiviteteve të këmbimit valutor”.
Në lidhje me këtë, Bashkimi Evropian i ka kërkuar Kosovës sqarime shtesë për një vendim të Bankës Qendrore të Kosovës, i cili nga Serbia po interpretohet si vendim që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan po ashtu Kosovës ta rishqyrtojë vendimin e saj që lejon vetëm euron për transaksione bankare në Kosovë.















