QUINT-i shpreh keqardhje për vendimin e Listës Serbe, për mospjesëmarrje në zgjedhje

Në deklaratën e shteteve të QUINT-it, thuhet se zgjedhjet janë themel i demokracisë, duke theksuar se është thelbësore që ato të mbahen në mënyre paqësorë, duke iu bërë thirrje gjitha palëve që të shmangin dhunën dhe autoritet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm

Lista Serbe

Shtetet e QUINT-it nëpërmjet një deklarate kanë shprehur keqardhjen që Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në veri të Kosovës, më 23 prill.

Në deklaratën e tyre, thuhet se zgjedhjet janë themel i demokracisë, duke theksuar se është thelbësore që ato të mbahen në mënyre paqësorë.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara pranojnë se, pas shtyrjes së zgjedhjeve komunale në dhjetor 2022, katër zgjedhje për kryetar bashkie dhe dy zgjedhje për asamble komunale do të zhvillohen më 23 prill 2023, në përputhje me kërkesat ligjore. Na vjen keq që Lista Srpska nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Është thelbësore të sigurohet që ato të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt”, thuhet në deklaratë.

Më tutje, shtetet e QUINT-it iu kanë bërë thirrje gjitha palëve që të shmangin dhunën dhe autoritet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm.

“Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila mund të prishë zgjedhjet”.

Ndërkaq, sa i përket vendimit të Listës Serbë për mospjesëmarrje në zgjedhje, ka reaguar edhe kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti.

Për kontroll të Beogradit mbi qytetarët serb të Kosovës, ka shkruar Kurti.

“Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të Kosovës këtë prill. Kjo është një shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës. BE-ja duhet të dënojë këtë shkelje të shpejtë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika