QUINT: Të shmangen tensionet në veri, rezultatet e zgjedhjeve nuk janë zgjidhje afatgjate

Shtetet e Quint-it, Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ritheksuar se zgjedhjet e mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës, janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Megjithatë, këto shtete vlerësojnë se pas bojkotit nga shumica e popullsisë serbe në ato zona, rezultatet e atyre zgjedhjeve “nuk janë zgjidhje politike afatgjata”.

Shtetet e QUINT-it, kanë kërkuar të mos ketë tensione në ditën kur pritet të bëhet betimi i kryetarëve të rinj.

Po ashtu, në reagimin e tyre thuhet se jo medoemos betimi i tyre duhet të bëhet në objektet komunale.

“Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – përfshirë kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, thuhet në reagim.

Në fund, thuhet se shtetet e QUINT-it e mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë, teksa kanë kërkuar urgjentisht themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika