Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka ngritur çështjen e transparencës në prokurimin e ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar se Kosova duhet të ndjekë shembullin e vendeve të NATO-s, si SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, dhe vende të rajonit si Shqipëria dhe Kroacia.

Në fjalën e tij gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Quni theksoi se vendet me forca të fuqishme ushtarake ndjekin procedura të qarta dhe të rrepta për të siguruar që ushqimi për trupat e tyre të jetë i shëndetshëm, i sigurt dhe i përshtatshëm për operacionet ushtarake.

“Sipas praktikave të vendeve të NATO-s, SHBA-të, MB, apo edhe vendet e rajonit që janë në ANTO si Shqipëria apo Kroacia. Procedura për prokurorimin e ushqimit për ushtrinë janë të hapura për publikun. Për të garantuar transparencë dhe konkurrencë të lirë. Prandaj, nëse shtetet e fuqishme ushtarake si SHAB dhe MB po ashtu edhe vendet tona fqinje mund të ndjekin proces të hapura atëherë cilat mund të jenë motivet dhe arsyet që Kosova të veprojë ndryshe.

Përtej aspekteve të transparencës dhe konkurrencës NATO ka vendosur starte të qarte dhe të rrepta për ushqimin e forcave të saj. Të cilat synojnë t’i ofrojnë ushtrave ushqim të shëndetshëm, të ekuilibruara, të sigurt dhe të përshtatshëm për nevoja operacionale…”, ka thënë Quni.