Quni i LDK-së akuzon Vetëvendosjen për bashkëpunim të fshehtë me Listën Serbe

Anton Quni, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëpunim të fshehtë me Listën Serbe, ndonëse kjo e fundit, sipas tij, është përshkruar vazhdimisht nga Vetëvendosje si një rrezik për vendin dhe si strukturë e kontrolluar nga Beogradi.

“Vetëvendosje në diskursin e saj publik e ka konsideruar Listën Serbe si një organizatë ndaj së cilës duhet pasur shumë kujdes, duke e cilësuar si të dirigjuar nga Beogradi me misione dhe detyra të ndryshme. Por në prapaskenë, janë zhvilluar bashkëbisedime dhe dakordime për veprime të përbashkëta”, deklaroi Quni.

Ai shtoi se është i bindur që një pjesë e deputetëve të Listës Serbe do të kishin votuar me votim të fshehtë të nominuarën e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu në përputhje me marrëveshjen e supozuar me Vetëvendosjen.

“Unë jam i bindur që ata do të votonin, por pastaj e gjithë ushtria kibernetike do të sulmonte deputetët e partive të tjera, duke pretenduar se ata e kanë votuar”, u shpreh ai në një intervistë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

https://www.dukagjini.com/wp-admin/post.php?post=499011&action=edit

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika