“Qyqar, pranoje sulmin”, Mehani me akuza ndaj Lushtakut

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku nuk u pa sot në ambientet e punës gjatë gjithë ditës, por zyrtarë aty thanë se ai ishte i pranishëm. E Hysni Mehani, që pretendon se u sulmua nga Lushtaku një ditë më parë, edhe sot ka vazhduar akuzat ndaj tij.

Është ora 8 e mëngjesit dhe njerëzit po vijnë në vendin e punës, këtu në Komunën e Skenderajt.

Por, aty nuk u pa njeriu kryesor, i pari i kësaj komune, Sami Lushtaku.

Një ditë më parë ai u përfshi në një incident me zv.ministrin e Vetëvendosjes, Hysni Mehani, i cili pretendon se u sulmua jo veç nga Lushtaku por edhe njerëzit e tij.

Sot, Mehani që e udhëheq edhe degën e kësaj partie në qytetin kryesor të Drenicës, u kthye në punë, pasi u lirua nga spitali.

“Ka ardh mbrapa, më ka thanë çka ke thanë ti edhe më ka godit me gotë në kokë….
Në një intervistë për Dukagjinin, ai shpjegon versionin e tij të ngjarjes, duke thënë se e goditen edhe njerëzit tjerë, truproja të Lushtakut dhe se s’kishte ndonjë komunikim paraprak mes tyre pos statuseve më herët që i kishte për të”, ka thënë Mehani.

“Ai status Albin Serbia është hajgare….”.

Por, edhe sot Mehani nuk i ndali etiketimet ndaj Sami Lushtakut.

“Ai funksionon si në patriarkat, nëse është qashtu burrë, burrë primitiv, le të del të pranon, por ai është qyqar….”, deklaroi Mehani.

Për krejt këto pretendime, ekipi i televizioni Dukagjinit gjatë tërë ditës është munduar të marrë përgjigje direkt nga i pari i Skënderajt.

“Që nga orët e hershme të mëngjesit të kësaj të premte, zyrtarë të komunës së Skënderajt kanë deklaruar se Sami Lushtaku është paraqitur në punë, megjithatë ekipi i televizionit Dukagjini nuk e ka parë gjatë tërë ditës”.

Në vend të Lushtakut, konferencë për media në mëngjes mbajti zëvendësi i tij, Fadil Nura.

Ai mohoi kategorikisht që nga Prokuroria të kenë pranuar ftesë zyrtare për intervistim lidhur me rastin.

Nura konsideroi se krejt ngjarja është një skenë e ndërtuar qëllimisht nga Lëvizja Vetëvendosje, pikërisht para fushatës.

“Mehani është bë mjet i LVV-së për me kriju ngjarje të tilla”, deklaroi Nura.

Zyrtarët komunalë gjatë ditës kishin planifikuar vizitë për homazhe në Rezallë, ku ishte planifikuar të marrë pjesë edhe kryetari i komunës, mirëpo Lushtaku nuk shkoi as aty.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës i tha Dukagjinit se nuk ka çka të shtojë pos njoftimit të djeshëm, ku thanë se i kanë ndaluar dy persona për sulmin dhe se Sami Lushtaku dhe një tjetër person nuk iu përgjigjen ftesës për intervistim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika