Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë, një femër ka raportuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur më 18 maj në Prishtinë, rreth orës 01:20.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës.