Qytetarët ankohen përkundër vendimit të qeverisë për çmime të derivateve

Përkundër vendimit të Qeverisë që të përcaktohet marzha e fitimit dhe çmimi maksimal i litrës së derivateve, qytetarët thonë se është bërë i papërballueshëm çmimi aktual i naftës dhe benzinës. Në terren shumica e pompave të derivateve po i respektojnë çmimet e përcaktuara, megjithatë përfaqësuesi i tyre po kërkon që ky vendim të ndryshohet

Ilustrim

Ngritja e çmimit të derivateve i ka dhënë zgjidhje problemit të cilin kryetarët e komunës së Prishtinës nuk kanë mundur ta zgjidhin për 20 vite. Rrugët e Prishtinës si asnjëherë më parë janë bërë të kalueshme për pak minuta.

Edhe në pompat e derivateve janë reduktuar vizitat, gjë e cila sipas qytetarëve po ndodhë për shkak të çmimeve të larta.

“Çmimet janë shumë të larta po besoj se Autoriteti i Konkurencës është formu edhe besoj se do t’i dijnë çmimet e tregut. 2 centë 3 centë, me shumicë me pakicë, kjo është shumë hajgare me qytetarë”, deklaron qytetarja Leonora Ibraj.

Qytetarja, Leonora Ibraj ka thënë se veturën po e mbushë me qëllimin që të shkojë në Maqedoni të Veriut.

“Unë tash i kam hedhë në veturë vetëm 10 euro naftë sepse po furnizohem në Maqedoni të Veriut. Nesën kam me shku në këtë shtet me e mbushë veturën me naftë. Edhe cilësia dukshëm është më e mirë në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi sesa në Kosovë”, shprehet e frustruar kjo qytetare.

Leonora Ibraj, Qytetare

Edhe për Sefedin Dragushën ngritja e çmimeve e ka kufizuar lëvizjen vetëm për nevoja emergjente.

“Nuk po kemi qare pa dalë, ne që punojmë jemi të detyruar të dalim. Ne jetojmë këtu në rrethinë në një fshat prej atjehit edhe me autobusë me ardhë 3-4 persona edhe më shumë se me veturë kushton. Çmimi është shumë i lartë”, shprehet Dragusha.

Ai ka thënë se vendimi i fundit i Qeverisë nuk ka ndikuar fare në uljen e çmimit të derivateve.

Sefedin Dragusha, Qytetar

Udhëzimi administrativ mund të mos ketë ulur çmimin, por të paktën po respektohet nga të gjitha pompat e furnizimit. Të paktën në shumicën e atyre që ekipi i Dukagjinit ka vizituar, çmimet janë sipas këtij vendimi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Deri të premten në orën 10:00, një litër dizel do të kushtojë 1.66 centë, benzina 1.75 centë, dhe produktet e gazit 0.78 centë për litër.

Në bazë të çmimit në tregun ndërkombëtar, këto çmime përditësohen çdo ditë nga Ministria e Tregtisë. Këtë vendim përfaqësuesi i naftëtarëve thotë se po e respektojnë por do të tentojnë ta  ndryshojnë.

Fadil Berjani, Shoqata e naftëtarëve kishte thënë se, “vendimi i Qeverisë duhet të respektohet dhe është duke u respektuar. Por vendimi ka gabime në kalkulim të çmimit. Shpresojmë se në ditët në vijim do të përmirësohet”.

Kryetari i Shoqates së Naftëtarëve, Fadili Berjani, në emisionin FIVE, 08.06.2022

Për dallim me gjendjen për të cilën  kishte folur Berjani, ditëve të kaluar ka pasur operatorë ekonomik që nuk e kanë respektuar përcaktimin e çmimeve. Inspektorët e tregut të Ministrisë së Tregtisë i’u kishin shqiptuar tri gjoba. Nga ky institucion për RTV Dukagjinin nuk kanë treguar se sa ka qenë vlera e dënimit për këto kompani.

Udhëzimi administrativ marzhën e fitimit tek sektori i naftëtarëve e kufizon në 2 centë me shumicë dhe 12 centë në shitjen me pakicë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika