Qytetarët boshnjak në Kosovë kundër privatizimit të tokave bujqësore

Qytetarët e komunitetit boshnjak nëpër disa fshatra të Prizrenit janë ngritur kundër disa privatizimeve në tokat e tyre. Ata po kërkojnë nga Qeveria e AKP-ja që të ndalin privatizimin. Madje ka akuza që aty po tentohet të ndërtohen hidrocentrale.

Ilustrim

“Qytetarët boshnjak në Kosovë kundër privatizimit të tokave bujqësore”.

Këtë shenjë e kanë vendosur në hyrje të Reçanit.

Aty e kanë një mesazh për Qeverinë e Agjencinë e Kosovës për Privatizim.

Banorët e fshatrave të Prizrenit nga komuniteti boshnjak janë kundër privatizimit të tokave rurale të cilat po thonë që i takojnë fshatrave të tyre.

Fjala është për fshatrat Zhupë dhe Podgorë.

Detaje për gjithë këtë problematikë dha ish-deputeti, Rasim Demiri.

“Ne para disa neteve kemi pas takim me kryetarin Shaqir Totaj, ashtu sic kam informacione une behet fjale per 5 mije hektare per privatizim, pra me besoni qe eshte numri edhe me i madh se kaq sepse ne i kemi njerezit tane te informuar. Agjencia e privatizimit deshiron kete ta shes per pare te vogla e ne ketu jetojme, ne prej kesaj toke mbijetojme dhe e shijojme. Edhe njehere po ju informoj qe do e mbrojme kete toke nga privatizimi”, ka thënë Demiri.

Rasim Demiri, kryetar i partisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike Boshnjake, Demiri poashtu përmendi edhe diçka që qëndron prapa kësaj.

“Po besoj keni qene te informuar per hidrocentralet, sepse ka qene ne pyetje parja me e madhe. E dijme qe ka qene ne plan 14-15 hidrocentrale te bëheshin qe kane kushtu me qindra miliona. Duke ju falënderua qytetareve qe kane qene te zeshem, ne ate proces e kemi bllokuar”, ka shtuar Demiri.

Por, qytetarët e këtyre fshatrave janë të gatshëm që me këtë shqetësim të merren edhe ligjërisht

“jemi të angazhuar që 10 ditë edhe në anën politike por edhe në anën juridike me qëllim që të ndalojmë këtë privatizim e cila për ne dhe për shumicën e popullit që jeton këtu që janë shumica boshnjak toka është jetësore”, ka thënë Qerim Behrami.

Qerim Behrami, qytetar

Televizioni për këtë çështje ka kontaktuar Komunën e Prizrenit dhe Agjencinë e Kosovës për Privatizim por asnjëri institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika