Qytetarët e ambasadori Abbott kërkojnë që Qeveria t’i dëgjojë ndërkombëtarët
Hyrja për tek shkolla e mesme në komunën e Zveçanit është e lirë por aty tash e dy javë nuk zhvillohet mësimi. Ky proces nuk mbahet as edhe në 3 komunat e tjera në pjesën veriore të Kosovës. Aktivitetet që mund t’i bënin në objektet shkollore, nxënësit e studentët po i realizojnë në vendet ku […]
Hyrja për tek shkolla e mesme në komunën e Zveçanit është e lirë por aty tash e dy javë nuk zhvillohet mësimi.
Ky proces nuk mbahet as edhe në 3 komunat e tjera në pjesën veriore të Kosovës.
Aktivitetet që mund t’i bënin në objektet shkollore, nxënësit e studentët po i realizojnë në vendet ku tash e disa ditë po protestohet.
Aktivitete të tilla, përveç në Zveçan, gjatë së enjtes u zhvilluan edhe në komunën e Zubin Potokut.
E qetë ishte edhe kjo ditë në këto komuna, teksa më shumë protestues u panë në komunën e Zubin Potokut.
Këtu policia e Kosovës ende po qëndron pranë objektit të komunës, ky kryetari i saj ishte vetëm për 1 ditë brenda.
Punën, Izmir Zeqiri po e vazhdon në fshatin Çabër, tek zyra për komunitete dhe kthim, por që aty nuk ishte gjatë mesditës.
Më pak protestues ishin mbledhur në Zveçan, ku përreth komunës janë të vendosura njësitet e KFOR-it.
Por, nga hyrja e komunës janë zhvendosur autoblindat e Policisë së Kosovës, të cilat gjatë tani qëndrojnë prapa objektit të komunës.
Derisa protestuest hezitojnë të flasin për mediat, qytetarët shqiptarë që e frekuentojnë veriun për arsye të ndryshme, thonë se qeveria e Kosovës duhet të dëgjojë këshillat e ndërkombëtarëve për të qetësuar situatën.
“Duhet patjetër me i marrë urdhërat e tyre dhe me i zgjidhë problemet”, ka thënë një qytetar.
“Ky [Albin Kurti], deri këtu shumë mirë ka shku, por duhet edhe me u ndalë, me u ulë me ndonjë amerikan, dhe të thotë deri këtu jemi ardhë”, ka thënë qytetari tjetër
Kështu mendon edhe ambasadori britanik, i cili thotë se njësia speciale nuk duhet të veprojë si roje në ndërtesat e komunave në veri.
Dek: Nicholas Abbott – Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë
“Ne nuk besojmë se është e nevojshme që kryetarët e komunave të punojnë nga zyrat komunale dhe nuk besojmë realisht se ka nevojë që njësitë speciale të policisë të veprojnë si roje për ndërtesat. Ata kanë punë shumë më të rëndësishme për të bërë diku tjetër. Kështu që shpresoj shumë që në ditët në vijim të shohim një ndryshim. Do të shohim propozime, do të shohim shumë më tepër bashkëpunim ndërmjet agjencive të sigurisë”.
Që nga java e kaluar, serbët janë duke protestuar kundër kryetarëve shqiptarë që janë zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit, e të cilat u bojkotuan nga partitë serbe.















