Qytetarët e Klinës kërkojnë ndihmën e institucioneve pas vërshimeve

Qytetarët e komunës së Klinës, gjatë ditës së sotme janë përballur me pasojat e vërshimeve, të shkaktuara nga reshjet e shiut. Derisa kanë kërkuar ndihmën e institucioneve, ata kanë thënë se e kanë të papërballueshme koston e riparimeve që kanë shkaktuar vërshimet. Sipas kryetarit të komunës, gjendja në Klinë vazhdon të jetë e rëndë

Rreth 10 mijë euro është shuma e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, vetëm në shtëpinë e Sabit Shalës, nga Komuna e Klinës.

Uji që i ka depërtuar në hapësirat e shtëpisë, i ka dëmtuar paisjet për nxemjeve, e gjëra të tjera.

Sabit Shala, banor i Klinës ka thënë se “Janë të larta, valla vec me hy kredit apo dicka, se nuk mundem me i mbulu për vete, se këtu me së paku një ton pelet, u kanë deri 600 euro e 700, e ketu i kemi 5 ton, 3 deri 4 mijë euro është nxemsja”.

Ai thotë se deri në mesditë askush nga institucionet nuk u interesua, ndonëse disa herë kishte kërkuar ndihmë.

Shala ka shtuar se “As nuk na ka dhënë afat, brenda 5 minutave vec ka bërë ushtimë, edhe ka kapluar përnjeher edhe më e kemi parë rrafsh, djali i vogël me vajzë tu qajtë, e thirrëm ndihmën e shpejte, policinë zjarrfiksit, jo jemi në fshat jo anej, nuk na erdhen për ndihmë”.

Në lagjen Arbëria në Klinë, shumë shtëpi janë mbuluar nga uji, derisa banorët tentonin të gjeni zgjidhje për të larguar ujin.

Pak metra larg qytetit të Klinës, gjendja nuk ndryshon shumë. Një urë është dëmtuar, e një rrugë në fshatin Pogragj, është bërë pothuajse e pakalueshme për shkak të vërshimeve.

Bodrumi i një shtëpie është mbushur me ujë, ndërkohë që Marjan Toplani, banorë i këtij fshati, e edhe mbikqyrës në kësaj shtëpie, është i mllefosur me institucionet.

Marjan Toplani, banor i fshatit Pogragj  ka thënë se “Dëme ka mjaftueshëm, por pak ndonjëhere ka ardh kush me na vizitu edhe saktësisht me i pa, vec kur janë për vota, na lodhin se përndryshe askush nuk interesohet…Dëme kemi këtu te ura në Pogragj, është bajtur një pjesë është riparuar në 2022 vec e pa aftë e pakalueshme në 2023”.

Komuna e Klinës, është njëra ndër komunat që u prek më së shumti nga reshjet e shiut, për cka edhe u ndërpre edhe mësimi në shkolla. Kryetari i komunës, thotë se gjendja vazhdon të jetë e rëndë, dhe se qindra familje janë evakuar nga shtëpitë e tyre.

Zenun Elezaj, kryetari i Klinës ka thënë se “Është punuar shumë, në evakuimine  shumë familjeve kanë kërkuar, megjithë faktin se shumë familje e kane vlerësuar situatën dhe kanë dalur përpara, prap kemi pasur me qindra intervenime të zjarrfiksëve, policisë ekiopeve shpëtimtare që na kanë ardhur në ndihmë, nga Peja, Gjakova, Rahoveci e Suharekë”.

Elezaj duke treguar se tashmë ka themeluar komisionin, për të bërë vlerësimin e dëmve të shkaktuara ka kërkuar ndihmën e institucioneve qendrore për tu dalë në ndihmë.

Gjatë ditës, për të parë nga afër gjendjen, këtë komunë e ka vizituar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika