Qytetarët e Obiliqit ndjehen të diskriminuar për pagesën e rrymës

Ndonëse ligji për Obiliqin parasheh që qytetarët e zonës të paguajnë tarifa më të lira për energji elektrike, kjo nuk po ndodhë. Sipas qytetarëve të kësaj komune, kjo është diskriminuese ndërsa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk duket që ka zgjidhje për këtë

Obiliq

Tymi çdo ditë bie në kontakt me pullazet e shtëpive, e termocentrali ku tel tymi duket sikur është i ngjitur me sheshin.

Këto termocentrale, që gjenden në Obiliq e bëjnë  këtë komunë një ndër më të ndoturat në Kosovë.

E për këtë në vitin 2016, ishte miratuar një ligj që parasheh, që qytetarët e Obiliqit  të paguajnë tarifa më të lira për rrymë, sesa qytetet tjera të Kosovës.

Por ky ligj nuk po gjen zbatueshmëri .

Sipas qytetarëve të kësaj komune, kjo është diskriminuese.

“Rreziku është në të gjitha anët, pluhur sa të duash, mbeturina sa të duash. Nga elektronat me u zgju ndonjëherë në mëngjes me pa çfarë tymi del mos vet. Ndërsa rrymën e paguajmë si gjithë të tjerët”, ka thënë një qytetar nga Obiliqi, Ukshin Mjekiqi.

Qytetar, Ukshin Mjekiqi

Një tjetër qytetar tregon se çfarë shifre ka fatura e fundit që ka paguar energjinë elektrike.

“110 euro ka qenë fatura e fundit që kam paguar, sapo e shikova sepse, me telefon i ka paguar djali dhe më tha që nuk kam asnjë borxh”, ka thënë qytetari, Shukri Mjekiqi.

Qytetar, Shukri Mjekiqi

E zgjidhje konkrete për këtë nuk ka as në Ministrinë e Ekonomisë.

“Për këtë duhet të gjendet një zgjidhje e cila duhet të bëhet në mënyrë specifike për të trajtuar këtë ligj jo brenda procesit tarifor për mendimin tim, mirëpo kjo është diçka për të cilën do të konsultohemi dhe do të bashkëpunojmë me ZRRE-në”, është shprehur ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Dukagjini ka dërguar pyetje në adresë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për këtë çështje, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Përgjigje pozitive nuk kanë marrë as Komuna e Obiliqit.

“Ne si komunë që nga koha e miratimit të ligjit në fjalë përkatësisht që nga koha e hyrjes në fuqi të tij kemi bërë përpjekje të vazhdueshme duke dërguar kërkesa të ndryshme tek të gjitha ministritë përgjegjëse të cilat e kanë obligim rregullimin e akteve nënligjore për ligjin në fjalë, mirëpo nuk kemi marrë asnjë përgjigje pozitive”, thuhet nga komuna e Obiliqit.

Pjesa e vetme që privilegjohet sa i përket energjisë elektrike është ajo e veriut të Kosovës, të cilët nuk paguajnë fare rrymën por ajo paguhet nga shteti.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika