Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Eranda Kumnova Baçi ka marrë përkrahje nga banorët e fshatit Rekë e Keqe në qytetin e Gjakovës.

Në këtë takim elektoral, Kumnova Baçi deklaroi që programi zgjedhor i AAK së përpos zhvillimit ekonomik e ka pikën më të fortë mbrojtjen e shtetit.

“Nga qeveria aktuale kemi parë që këto katër vitet e fundit përpos që nuk ka bërë punë të mira ka lëkundur edhe themelet e shtetit tonë. Dhe këto themele janë ndërtuar me mund, sakrificë e gjak”, tha Kumnova-Baçi.

Ndër të tjera ajo përmendi emrat e 24 mësuesve të vrarë gjatë luftës nga ky rajon.

Dhe në fund tha që lista e AAK së i ka njerzit më patriot dhe më të devotshëm të cilët nuk shkelin mbi gjakun e askujt.