Sheshet e kryeqytetit ishin të vegjël për të përballuar qytetarët qe iu bashkuan marshit gjithëpopullor në kundërshtim të vendimit dënues ndaj ish-krerëve te UÇK-së.
Me simbole kombëtare, nga shumë qytete të Kosovës ata u bashkuan në një vend, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.
Thirrja e tyre ishte e njëjtë – kundërshtimi i vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
“Ata njerëz janë të pafajshëm ata njerëz janë të pafajshëm, ato përsekutohen ato duhet krejt populli jonë me u qu përndryshe pasojat kemi me i vujt si popul.”
Teksa disa prej tyre edhe vetë kishin qenë pjesë e luftës, thonë se këtë situatë janë duke e përjetuar rëndë.
“Vendim sikur të ndalet fryma edhe nuk merr fryme për një moment, sepse është një dënim pa argumente edhe pa fakte kryesisht i motivuar politikisht nga Serbia e Rusia.”
“Vendimin e kemi parë shumë të padrejtë, shumë të padrejtë, turp është për Evropën, që e ka bërë këtë vendim.”
Por, derisa kërkojnë më shumë angazhim institucional, ata bëjnë thirrje që vendi të mos shkojë edhe një herë në zgjedhje.
“Duhet me u bashku partitë duhet me kanë populli më i bashkuar..”
“Iniciativa e PDK-së është e mirë por e qeverisë nuk na pëlqen sepse duhet me ndërmarr më shumë iniciativa sesa që është duke marr.”
Ky është marshi i dytë i organizuar në kundërshtim të vendimit dënues me 81 vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit./TVDUKAGJINI