Qytetarët në hall me parkingjet, Komuna premton ndryshimin e rregullore

Pavarësisht pagesave mujore ose vjetore, qytetarët e kryeqytetit nuk kanë një vend parkimi në lagjen ku banojnë

Edhe pse paguajnë tiketë mujore e vjetore për një vend parkingu në lagjet e tyre, shumë banorë përballen me mungesë të vendit për parkim. E ata e kundërshtojnë mënyrën e operimit të ndërmarrjes Prishtina Parking, pasi sipas tyre kjo ndërmarrje ua merr paratë për një vend-parking, por gjatë ditës vendet i lëshon edhe për banorët jo rezident. Në komunën e Prishtinës thonë se është duke u punuar për ndryshimin e rregullores së Prishtina Parking.

Rregullorja thotë se me t’u abonuar me tiketëmujore apo vjetore, banorët rezident në lagjet e ndryshme të Prishtinës kanë të drejtë parkingu.

Por askund brenda rregullores së Prishtina Parking nuk përmendet se ky abonim do t’u sigurojë një vend parkimi.

E kjo banorëve po u shkakton problem të madh, shkaku se pavarësisht pagesave mujore ose vjetore, ata nuk kanë një vend parkimi në lagjen ku banojnë.

Një ndër ta është edhe Ardian Nrecaj.

“Prishtina Parking punon prej orës 7 deri ora 19, pas orës 19 këtu bllokohet prej kerreve që vijnë e që janë jo rezident. Tjetra është që neve banorëve rezident na e kanë bo pagesën vjetore të cilën e kemi pagu 70 euro, por ne nuk po kemi të sigurun parkingun, pra Prishtina Parking vazhdon që këtë parking të cilin ne e kemi paguar, ata vazhdojnë që të marrin para prej shoferëve tjerë”, ka thënë Ardian Nrecaj, banor.

E Avdyl Përgjegjaj thotë se fëmijët e tij e paguajnë tiketën mujore.

Por pavarësisht kësaj ata shpesh detyrohen të gjejnë zgjidhje tjetër shkaku se nuk ka vendparkim.

“Nuk janë të shpeshta por ka raste, për shembull janë ditë e javës që s’mundesh me gjet vend të lirë… e lojnë jashtë, normal që e lojnë jashtë. Edhe atje duhet me pagu, po kryesorja vetëm me bo zgjidhje”, ka thënë Avdyl Përgjegjaj, banor.

Një problematikë tjetër sipas Nrecajt, janë edhe pagesat për zona.

Sipas tij, pavarësisht se e paguan tiketën vjetore për zonën 2, atij i lejohet të parkojë vetëm në lagjen e tij dhe jo edhe në lagjet tjera ku gjendet zona 2 e parkingut.

“Në zonën 2 unë jam i detyrun që vetëm në këtë rrugë të paguaj për parking, pra në zonën 2 kudo tjetër që unë mundem me u parku duhet me pagu ekstra”, ka thënë Ardian Nrecaj, banor.

Për këto problem me të cilat po përballen banorët, RTV Dukagjini ka pyetur Prishtina Parking por nga kjo ndërmarrje publike nuk kanë kthyer përgjigje.

Por, në Komunën e Prishtinës po thonë se tashmë kanë filluar punën për zgjidhjen e këtij problem.

“Grupi punues janë duke u marrë me ndryshimin e rregullores së Prishtina Parking. Shumë shpejtë propozimi për rregullore të re do të del në dëgjim publik”, kanë thënë nga Komuna.

Prishtina Parking kishte filluar së funksionuari në vitin 2020, por operimi i kësaj ndërmarrjeje ishte kundërshtuar me protesta nga banorët e lagjeve të ndryshme të cilët nuk pajtoheshin me konfiskimin e veturave të tyre nga kjo ndërmarrje.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika