Qytetarët optimistë për rikthimin e katërshes së UÇK-së në Kosovë

Rrezikun për veten s’e mori parasysh.

Pa u stepur, ky qytetar vendosi flamurin me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, afër një prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare.

E pikërisht në sheshin që mban emrin e Skënderbeut u bënë bashkë dhjetëra mijëra qytetarë, për të kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Mosha s’kishte rëndësi.

Të rinj e të moshuar brohorisnin emrat e katërshes së UÇK-së, që prej vitesh po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

“Ky marsh është shumë i rëndësishëm për popullin shqiptar, është marsh vendimtar për popullin e Kosovës, sepse synojmë që përmes këtij marshi ti tregojmë faktorit ndërkombëtarë që populli i Kosovës e ka dashtë dhe e don lirinë”, u shpreh qytetari, Ahmet Vishi.

Procesit vendimmarrës pak i druhen, për shkak se dyshojnë se aty mund të kenë dorë armiqtë e Kosovës. Megjithatë, besimin në drejtësi e shprehin.

“Është shumë problematike, sepse atje ka ndikim të madh Serbia Rusia dhe aleatët e saj, por shpresojmë se do të triumfojnë e drejta dhe e vërteta”.

Veteranët e luftës, megjithatë, janë optimist për datën 16 shtator.

“Presim që më 16 shtator, të mirret vendimi i duhur, i drejtë, të lirohen bashkëluftëtarët tonë, dhe prapë të festojë Kosova për lirinë e arritur”, u shpreh veterani i luftës, Nesret Shashivari.

“Ishalla me 16-tin e festojmë lirimin e ushtarëve, ose pavarësia e dytë e Kosovës”, u shpreh veteranja, Eliverta Alija.

Ndërkohë, mërgimtarët, janë të bindur se çlirimtarët do të rikthehen në Kosovë.

“Nesër kemi me ec për Gjermani, po kismet, ditën që lirohen ne jemi këtu”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika