Qytetarët të zhgënjyer me shtetin për mungesën e materialeve për pasaportë

Qytetarët e Kosovës kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme nga institucionet për mungesën e materialit për prodhimin e pasaportave, leternjoftimeve e patentë shoferëve. PËr situatën e krijuar, kanë folur edhe ish-ministra të Punëve të Brendshme, që kërkesën e ministrit, Xhelal Svecla, drejtuar Gjermanisë, për të pranuar qytetarët kosovarë me pasaportë të skaduar, e kanë konsideurar si qesharake

Fillimi i vitit ishte përmendur si periudhë kur potencialisht do të zgjidhje problemi mungesës së materialit për prodhimin e pasaportave, lejeve të vozitjes e letërnjoftimeve.

Por, sinjalet e para nuk janë shpresëdhënëse, në veçanti pas një kërkese që nga qeveria i shkoi shtetit të Gjermanisë.

Qytetarët, pak e besojnë edhe ndërlidhjen e arsyetimit të mungesës nga ana e Ministrisë, me luftën në Ukrainë.

“Nuk e shoh të arsyeshme mungesën e materialit, edhe nuk mundem me kuptu, qysh një shtet kaq gjatë mundet mos me pas dokumentacione, aq më pak kur gjithcka lidhet me luftën në Ukrainë, unë nuk mundem me besu se gjithcka mundet me pas lidhje me Ukrainë” ka thënë Bedri Halilaj, një qytetar.

Istref Sadriu, një qytetar tjetër ka thënë se :“Unë personalisht nuk kam pasur, por po dëgjoj prej shoqërisë, e qytetarëve, që janë të zhgënjyer janë të paknaqur për shkak të mungesës së pajisjeve për pasaport për dokumentacion, që është e nevojshme për cdo gjë, për udhëtim e për të gjitha. Edhe humbin kohë edhe para prap kotë, shteti nuk është tu bë asgjë për qytetarin…Qytetarët po mbesin peng e dokumentacionit, edhe kërku në botë nuk ka kështu”.

Për kërkesën e e Ministrit Xhelal Sveçla drejtuar Gjermanisë, që kosovarëve t’u lejohet udhëtimi me pasaporta të skaduara, kanë folur edhe ish-ministra e zëvendësministra të Punëve të Brendshme, që mes tjerash e konsiderojnë kërkesën të pajustifikueshme e qesharake.

Agim Aliu, Ish ministër i Punëve të Brendshme ka cituar se “Kjo kërkesë është shumë qesharake për mua, t’i bëhet kërkesë një vendi që të pranohen dokumentet e skaduara, nuk e di kujt i hyn në punë një dokument i skaduar, sepse kusht për udhëtim qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë edhe vizën. Vizat nuk vendosen në pasaporta që nuk kanë afat. Ata njerëz që janë të pajisur me viza ata duhet ta kenë edhe vlefshmërinë e dokumentit, ndryshe nuk mund të pajisjet me vizë sepse është kusht. Kjo është një kërkesë fëmijërore, qesharake, që sigurisht e prish imazhin e Kosovës, institucioneve, ashtu siç duhet me qenë”.

Ish zëvendës ministër në MPB, Izmi Zeka ka deklaruar se “Këto janë apsurde, janë apsurditet të llojit vet, tash nuk dua të them pse janë këta në pushtet, megjithatë planifikemet e pasaportave e dokumenteve nuk bëhen brenda një jave, bëhen brenda një viti, pastaj prtocedurat duhet, mund të ketë ndoshta indikacione, edhe lufrta në Ukraine, por jo të natyrave që lidhen dhe një cështje tjetër, rasti i ministri Svecla që ka kërkuar nga Gjermania, të them të drejtën kemi bërë papërgjegjësi totale shtetërore”.

Ministria e Punëve të Brendshme së fundmi ka lidhur një kontratë me vlerë prej 4 milionë eurove me një kompani gjermane për furnizim me material të tillë, por as nga kompania e as nga MPB-ja nuk janë përgjigjur për këtë temë.

Në arsyetimin e MPB-së, në kërkesën drejtuar Gjermanisë, ishte thënë se me mungesë të materialeve për dokumente janë duke u përballur edhe shtete të tjera.

RTV Dukagjini ka bashkëbiseudar me gazetarë në shtetet e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Bosnjë e Hercegovinës, por që asnjëra prej tyre nuk po përpallet me mungesa të tilla.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika