Qytetarët thirrje që të mos lejohet ngritja e interesit për kredi

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, këtë vit mund të ketë ngritje të interesit për kreditë bankare. Propozimi i BQK-së i bazuar në raporte të Bankës Qendrore Evropiane, po vlerësohet i pashmangshëm nga ekspertët e ekonomisë. Për dallim prej tyre qytetarët shprehen të mllefosur me këtë ide, duke thënë se rritja e kamatës veç çka do të shtrenjtojë e vështirësojë jetën e popullit.

Ilustrim

Duke u bazuar në inflacionin që ka prekur Evropën e po ashtu edhe Kosovën, Banka Qendrore nuk përjashton mundësinë që të rritet norma e interesit për kreditë bankare.

Kështu thuhet në raportin e Stabilitetit Financiar i publikuar së fundmi nga BQK.

“…Rritja persistente e inflacionit në nivele të papara në dekadën e fundit ka ndikuar që BQE të sinjalizoj për vendimin potencial të rritjes së normave të interesit në mbledhjen e këshillit në korrik 2022. Ndryshimet në normat e interesit në BQE do të afektojnë indirect kostot e mbajtjes së likuiditetit dhe kostot e financimit në vend.”,thuhet në raport.

Për rritje të vlerës së kamatës nuk është e njoftuar Shoqata e Bankave të Kosovës. Megjithatë, ata thonë se norma e interesit për kredi nuk e kalon vlerën 6%.

 “Ne nuk jemi të informuar se BQK ka parashikuar rritjen e normave të interesit për kredi, por në përgjithësi normat e interesit për kredi në Kosovë lëvizin varësisht nga konkurrenca në mes të institucioneve kredituese, kërkesës dhe ofertës. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se norma mesatare e interesit në kredi në muajin janar ka qenë 5.66%; në muajin shkurt 5.9%; në muajin mars 5.80%; në muajin prill 5.77% dhe në muajin maj 5.82%. Kjo tregon që ka pasur ngritje dhe rënie të normës së interesit për kredi në gjashtëmujorin e parë por është vështirë të parashikohet se si do të lëvizin në të ardhmen”, përcillet në përgjigjen e Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Ngjashëm me Shoqatën e Bankave as qytetarët nuk janë të njoftuar për këtë mundësi.

“Shumë kamata e lartë, qysh ke me e pagu qytetari kredinë. Përshembull më përpara ai e ka pasë planifiku që me e pasë kamatën më pak e tash kur të rritet qysh me e pagu. Këtë duhet me e mendu edhe këta të bankave”, deklaron qytetari Hasan Ismajli.

Hasan Ismajli, qytetar

Nëse ky propozim hyn në fuqi, Halim Pajaziti thotë se vetëm sa do të thellohej kriza në të cilën po jetojnë qytetarët e Kosovës.

“Në këtë gjendje nëse rritet kamata me këto rrogat tona që i kemi të ulëta plus me u rrit edhe kamata kjo është një katastrofë e madhe. Unë nuk e di se qysh po mendojnë këta rroga 300 euro edhe me u rrit plus kamata plus tash që janë ngritur çmimet e produkteve bazike, nuk e di”, shprehet Pajaziti.

Halim Pajaziti, qytetar

Përkundër se mund të kundërshtohet nga qytetarët ekonomisti Muhamet Sadiku e sheh të pashmangshme rritjen e normave të interesit.

“Kërkohet një kujdes i jashtëzakonshëm sepse duhet pasur parasysh që kreditë e reja kush do t’i merr me norma të reja të kredive. Si do të jenë raportet në mes të huadhënësit dhe huamarrësit. Prandaj duhet kujdes për këtë çështje”, ka thënë Sadiku.

Ai bënë thirrje që bankat të kenë parasysh gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet vendi, për çka rritja e kamatës mund të ndikojë në ringritjen e inflacionit.

Muhamet Sadiku, ekonomist

“Rritja e normave të interesit sigurisht se së bashku me imputet tjera do të krijojë kushte për rritjen e inflacionit në Kosovë. Prandaj ky indksim i sistemi financiar sigurisht se do të shkojë krahas indeksimit e jetës ekonomike në përgjithësi”, deklaron për RTV Dukagjinin ekonomisti.

Bazuar në raportin vjetor të BQK-së, në vitin 2021, fitimi neto i 11 bankave komerciale në Kosovë ishte rreth 117.5 milionë euro. Në krahasim me vitin 2020, kjo ishte një rritje prej mbi 47%; ndërsa, në krahasim me vitin 2019, shënon rritje prej mbi 36%.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika