Portali Dukagjini ka siguruar pamje ku shihen dy policë teksa hasin në vështirësi në arrestimin e një personi.

Arsyet e arrestimit dhe rezistencës së tij nuk janë të ditura.

Kjo ngjarje ka ndodhur në “Rrugën B”, në Prishtinë, mëngjesin e së premtes.

Portali Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës mirëpo të njëjtit, nuk janë përgjigjur për rastin në fjalë.