Qytetari në Gjakovë gjen një kuletë në rrugë, e dorëzon në polici
Një qytetar në Gjakovë ka gjetur në rrugë një kuletë, të cilën pastaj e ka dorëzuar në Policinë e Kosovës, njofton ky institucion. “Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Zymberi ka dorëzuar një kuletë, të cilin e kishte gjetur në rrugën ‘Gjergj Sokoli’ në Gjakovë, dhe në të cilin kishte një patentë shoferi, gjashtë […]
Një qytetar në Gjakovë ka gjetur në rrugë një kuletë, të cilën pastaj e ka dorëzuar në Policinë e Kosovës, njofton ky institucion.
“Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Zymberi ka dorëzuar një kuletë, të cilin e kishte gjetur në rrugën ‘Gjergj Sokoli’ në Gjakovë, dhe në të cilin kishte një patentë shoferi, gjashtë mijë e nëntëqind (6900) lekë, njëqind e tridhjetë e pesë (135) euro, si dhe dhjetë (10) sterlina britanike”, njofton policia.
Tashmë dokumentet dhe gjithçka tjetër do t’i kthehen shtetasit të Shqipërisë.
“Kuleta e gjetur dhe parat pritet t’i kthehet pronarit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë), i cili është kontaktuar. Policia falënderon z. Zymberi për sjelljen e tij. Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.















