Qytetari nga Gjakova i gjen 8 mijë euro, i dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka gjetur një zarf në qytetin e Gjakovës, dhe atë zarf me 8 mijë euro e ka dorzuar në polici. Parat i janë kthyer pronarit

Në qytetin e Gjakovës një qytetar ka gjetur një zarf që kishte para në vlerë prej 8 mijë eurosh. Këto të holla ai i ka dorëzuar në polici.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Një qytetar sot ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi gjeti një shumë të konsiderueshme parash dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në polici. Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj policisë.

Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefaj ka dorëzuar një zarf, të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8000 euro. Parat e gjetura i janë kthyer pronarit. Policia falënderon Z. Sefaj për sjelljen e tij. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët për të qenë anëtarë të përgjegjshëm dhe të ndershëm të shoqërisë sonë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika