Qyteti i Parisit nga një perspektivë ndryshe

Qyteti i Parisit nga një perspektivë ndryshe, Valon Berisha ndanë eksperiencën e tij në Alo Mirëmëngjesi

Paris, Francë

Valon Berisha, e kishte parë Parisin për herë të parë në një situatë jo të lakmueshme. Gjatë luftës në Kosovë, ai dhe familja e tij ishin detyruar që të ikin në Francë për të qëndruar për 10 muaj rresht.

Sot në emisionin “Alo Mirëmëngjesi” me Agnesa Sejdiun në Radio Dukagjini, i ftuar për të folur për vizitën e tij në qytetin e Parisit, ndryshe nga siç jemi mësuar të dëgjojmë për qytetin, ai solli një perspektivë krejt ndryshe.

Gjatë bisedës, Berisha tregoi që në fakt, nuk kishin planifikuar që do të ktheheshin në Kosovë për të jetuar megjithatë, ashtu rrjedhën gjerat dhe u kthyen, por kujtimet që krijuan atje përgjatë asaj kohe, padyshim kanë mbetur në mendjen e tij sikur të kishin ndodhur dje.

Në më pak se 15 minuta, ai ndau disa nga kujtimet e tij më të bukura, si ishin pritur nga francezët në atë kohë dhe disa këshilla për ata që janë duke planifikuar ta vizitojnë qytetin për herë të pare.

Bisedën me Valon Berishën mund ta dëgjoni KËTU.

Të fundit nga rubrika