Qyteti pakistanez mbyll shkollat ​​për shkak të ndotjes së ajrit

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Lahore ka detyruar mbylljen e shkollave për një javë dhe kalimin e 50% të punonjësve publikë në punë nga shtëpia

Nxënësi shkon me biçikletë për në shkollë mes smogut të dendur në Lahore, Pakistan, 24 nëntor 2021. REUTERS/Mohsin Raza/File Photo

Në Lahore, qytetin e dytë më të madh të Pakistanit dhe një prej më të ndoturve në botë, ndotja ekstreme e ajrit ka shkaktuar mbylljen e shkollave për një javë dhe ka vendosur rregulla të reja të punës.

Nga e hëna, 50 për qind e punonjësve publikë do të punojnë nga shtëpia si pjesë e një plani të ri bllokimi.

Ministri Marriyum Aurangzeb kërkon masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve, duke bërë thirrje për përdorimin e detyrueshëm të maskave. “

Ky smog është shumë i dëmshëm,” deklaroi ajo, raporton BBC.

Ndërkohë, ndalimi i mjeteve transportuese të caktuara dhe i pjekjes së ushqimeve në skarë janë masa të tjera të ndërmarra për të përballuar ndotjen, që ka kaluar nivelin alarmant 1000, duke e bërë ajrin tejet të rrezikshëm për shëndetin.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika