Qyteti “The Line” i planifikuar pa makina nga Arabia Saudite

Projekti gjigant i Arabisë Saudite  për ta pavarësuar vendin nga nafta dhe për t'i kontribuuar ambientit me një qytet 100 për qind me energji të ripërtëritshme

ilustrimi

Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Muhammed Bin Selaman, ka njoftuar se janë duke planifikuar që të ndërtojnë një qytet ku nuk do të këtë ndotje të ambientit dhe pjesa e tokës e cila do të shfrytëzohet do të jetë e gjelbëruar dhe në mënyrë efeçiente.

Qyteti i prezantuar me emrin ‘The Line’ është një projekt që në shikim të parë i ngjason  filmave fantashkencë ku shihet një ndërtesë e gjatë rreth 170 km dhe e gjerë 200 metra më lartësi mbi detare 500 metra.

Në këtë qytet është planifikuar që të mos ketë makina ”nuk ka vend për makina në qytetin e së ardhmes”.

“The Line” është planifikuar të ketë rreth 9 milionë njerëz, ku të gjitha shërbimet, qytetarët e këtij qyteti mund t’i kryejnë në këmbë pasi “të gjitha objektet e rëndësishme të jetës së përditshme si Shkollat, Praktikat Mjekësore, Ambientet e Kohës së Lirë ose Hapësirat e Gjelbrat do të jenë brenda një shëtitjeje prej pesë minutash”, thuhet në njoftimin e tyre.

Por si do të jetë jeta në një qytet ku nuk ka makina?

“Udhëtimet më të gjata duhet të bëhen duke përdorur transportin publik lokal. Udhëtimet nuk duhet të zgjasin më shumë se 20 minuta. Paraqitja e gjatë dhe e ngushtë e qytetit është një avantazh sepse pasagjerët do të transportohen me transport me shpejtësi ultra të lartë”, ka shtuar gjatë prezantimit të qytetit Princi i Kurorës së Arabisë Saudite.

Ndërsa, transporti publik pritet të jetë nën tokë sepse infrastruktura mbitokësore do të rezervohet vetëm për këmbësorët. Shumë nga sistemet e qytetit do të kontrollohen nga inteligjenca artificiale.

Arabia Saudite po synon që nëpërmjet dy projekteve siç janë , “King Abdullah Economic City” dhe “The Line”,  që janë pjesë e projektit të zhvillimit ‘Vision 2030’,  e cila është strategji e qeverisë saudite për t’u pavarësuar nga nafta dhe të diversifikojë ekonominë e vendit.

Ndërsa kosto e këtij sillet rreth 500 miliardë dollarë.

Për ta thjeshtësuar se sa ka hapësire për të jetuar në këtë qytet është e domosdoshme që të krahasohet edhe me qytetet ekzistues.

” ‘The Line’ do të ofrojë hapësirë ​​për deri në nëntë milionë njerëz. Për krahasim kjo korrespondon me popullsinë e Londrës. Këto duhet të shpërndahen në vijë të drejtë në veriperëndim të vendit deri në Detin e Kuq. E krahasueshme me rrugën nga Berlini në Detin Baltik. Dhe nëse kjo nuk është ende e mjaftueshme për të ilustruar: ‘Linja’ korrespondon afërsisht me lartësinë e One World Trade Center në Nju Jork – ndërtesa më e lartë në SHBA. Tani imagjinoni One World Trade Center të rreshtuar 2786 herë – Arabia Saudite po planifikon projektin në këto dimensione” thuhet në njoftimin e tyre.

Qyteti do të furnizohet me energji dhe ujë nga burime të renovueshme. Shumë gjelbërim do të mbillet brenda dhe shumë nga sistemet e qytetit do të kontrollohen nga inteligjenca artificiale.

ilustrimi

Më 25 korrik,Mohammed bin Salman bin Abdulaziz, Princi i Kurorës dhe Kryetar i Bordit të Drejtorëve të NEOM, shpalli planet e LINE. Projektet e shpallura ofrojnë karakteristikat më të rëndësishme të “THE LINE”, e cila është 200 metra e gjerë, 170 kilometra e gjatë dhe 500 metra e lartë.

Ky qytet do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 34 kilometrash katrorë.

Kjo gjurmë e vogël do të përdorë më pak tokë në krahasim me qytetet e tjera me kapacitet të ngjashëm dhe do të kontribuojë në ruajtjen e 95% të tokës së NEOM. LINE e vendos natyrën përpara zhvillimit, duke parashikuar një të ardhme për komunitetet urbane pa rrugë, makina dhe emisione. Ndryshe nga qytetet tradicionale, ai do të funksionojë me 100% energji të renovueshme dhe do të ketë prioritet shëndetin dhe mirëqenien mbi transportin dhe infrastrukturën.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika