Rada Trajkoviq ndalet në Merdarë, thotë se prapa qëndron presidenti serb

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, është ndaluar nga Policia Serbe në pikën kufitare Merdarë gjatë ditës se sotme. Për RTV Dukagjini, ajo ka bërë të ditur se policia kufitare nuk i kanë treguar arsyen, derisa akuzon se prapa qëndron Presidenti serb, Aleksander Vuçiq





Rrugën për në Kosovë nuk është hera e parë që e bëri. Por, gjatë mëngjesit të së enjtes, pika kufitare në Merdarë ishte vend ku kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, qëndroi për orë të tëra.

Këshilltaren e ministrit në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, Policia Serbe e ndaloi derisa po kalonte nga Serbia duke mos e lejuar të futej në Kosovë.

Ndonëse policët kufitarë serbë nuk i treguan arsyen e ndalimit të saj për orë të tëra, Trajkoviq ka emra se kush qëndron prapa këtij ndalimi.

“Arsyen as policia nuk e di, kanë thënë vetëm që nuk mundem të kaloj, i kanë mbajtur dokumentet katër orë dhe tani më kanë lëshuar. Këtë e bëjnë Vuciq dhe Vullin. Ata janë siç po flitet kuajt e Trojës të politikës ruse e cila duhet të maltretoj të gjithë ata që janë pro evropian dhe që janë për qetësi në rajon”, ka thënë Rada Trajkoviq – Kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova.

Ardhja e saj në Kosovës, gjatë së enjtes kishte një arsye. Për RTV Dukagjinin, Trajkoviq tha se do të shkoj në takimi me përfaqësues të zyrës greke në Kosovë dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Po, me të do të takohem, do të shihem me ambasadorin amerikan, por gjithsesi do të mundohem të takoj edhe përfaqësuesit e zyrës greke në Prishtinë, duke marrë parasysh që kemi  të caktuar më herët takimin në të cilin unë kam qenë e ndaluar të vij”, ka shtuar Rada Trajkoviq – Kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova.

Trajkoviq ka njoftuar gjatë javës se ajo dhe familja e saj po marrin vazhdimisht kërcënime. Për sigurinë e saj, ajo e ka bërë përgjegjës presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.





Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika