Radio Dukagjini ndan çmimin “Artistja e Vitit” për këngëtaren Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri mori çmimin “Artistja e Vitit 2023” nga Radio Dukagjini. Ky çmim i’u nda mbrëmjen e 18 shtatorit nga ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga në koncertin festive të 24 vjetorit të themelimit të “Radio Dukagjinit”.

Këngëtarja Dafina Zeqiri u shpreh falënderuese ndaj Radio Dukagjinit për përkrahjen e vazhdueshme. Tha se ndihet e vlerësuar nga dëgjuesit që i kërkojnë këngët e saj përmes radios.

“Tash e 16 vite kam ardhur në Kosovë, për ta bërë ëndrrën time realitet. Ndihem e vlerësuar nga gjithë ata dëgjues që i kërkojnë këngët e mija”, tha ajo.

Dafina Zeqiri pas pranimit të çmimit

Mes tjerash “Radio Dukagjini” ndau mirënjohje edhe për artistët: Korin Siparantum, Shkelzen Doli, Shpat Deda, Vesa Luma, Rona Nishliu, Yllka Kuqi, Loreta Kaçka, Sinan Vllasaliu dhe Afrim Muçiqi.

Përveç artistëve “Radio Dukagjini” ndau mirënjohje për bashkëpunimin e mirëfilltë për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.  Po ashtu, mirënjohje për bashkëpunimin Radio Dukagjini ndau edhe për portalin “Telegrafi” dhe “Gjirafa”.

Radio Dukagjini ndau çmimet post mortum për artisten, Nexhmije Pagarusha, Muharrem Qena dhe Ismet Peja.

Drejtoresha e Radio Dukagjinit, Edita Doli në fjalën e saj përmbyllëse falënderojë të gjithë bashkëpunëtorët, ambasadat e institucionet për bashkëpunimin e vazhdueshme në këtë rrugëtim.

Ajo tha se Radio Dukagjini do të vazhdojë të mbetet radio numër një duke paralajmëruar shumë projekte të reja.

Falënderime më të veçanta ndau për stafin për të cilët siç tha janë “Zanat më të mirë” gjithandej vendit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika