Radio Dukagjini ofron 500€ çdo javë me lojën Dukë

Radio Dukagjini çdo javë do të shpërblejë dëgjuesit e saj, me nga 500 euro nëpërmjet lojës Dukë. Ku për të marrë pjesë në këtë lojë, ju duheni ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë, ku në emisionet e ndryshme dhe nga audio reklamat do të zbuloni se java e cilit artist është. Dhe të dërgoni SMS në numrin 55112 sa herë të dëgjoni këngën e artistit të javës

Radio Dukagjini

Lajmi më i fundit nga Radio Dukagjini do të kthej të gjithë vendin me vëmendjen nga Radio! E arsyeja për këtë është loja Dukë – e cila çdo javë shpërblen nga një dëgjues me fat të Radio Dukagjini!

Nëse dëshironi të merrni pjesë në lojën më të madhe të organizuar nga ndonjë Radio stacion vendor, ju duhet ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë, ku në emisionet e ndryshme dhe nga audio reklamat do të zbuloni se java e cilit artist është.

Duhet të dërgoni SMS në numrin 55112 sa herë të dëgjoni këngën e artistit të javës. Sa më shumë që dërgoni mesazhe, aq më e madhe mundësia për të fituar. Në momentin që dëgjoni tre këngë të njëpasnjëshme të së njëjtit artist, atëherë kjo sinjalizon kohën e shpalljes së fituesit!

Çdo javë ndryshon artisti, ora dhe dita e transmetimit të tri këngëve të të njëjtit artist. Pasi transmetohen tri këngë të artistit të javës njëra pas tjetrës, fituesi do të përzgjidhet në mënyrë të rëndomtë dhe do të telefonohet nga stafi ynë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Loja Dukë do të çdo javë zhvillohet nga e hëna në të premte, nga ora 8:00 deri në 16:00. Mos harroni të kyçeni në njërën nga frekuencat e Radio Dukagjini: 99.7, 95.5, 104.7, 92.7, 105.1 dhe të dëgjoni me kujdes… ju mund të jeni fituesi i radhës!

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika