Radio Dukagjini shpall fituesin e 500€ për këtë javë nga loja Dukë

Radio Dukagjini ka shpallur fituesin e 500 eurove për këtë javë nga loja Dukë, e cila është duke vazhduar tash e katër javë

Fituesi i 500 eurove nga loja Dukë, e cila realizohet në Radio Dukagjini

Radio Dukagjini përmbyllë javën e saj të katërt me fituesin Arlind Gashi, i cili u bë fitues i 500 eurove.

Arlindi dërgoi mesazh me tekstin “Dukë” në 55112 kur dëgjoi MC Kreshën në Radio Dukagjini – i cili ishte artisti i javës së katërt.

Dëshironi të dini se si ju mund të fitoni 500€?

Ashtu si Arlindi, mund të bëheni fitues edhe ju. Rregullat e lojës Dukë janë shumë të thjeshta: – Loja zgjat çdo ditë, nga e hëna në të premte, 8:00 – 16:00 – Sa herë të dëgjoni artistin e javës, dërgoni SMS në 55112 me tekstin “Dukë”.

Ndërsa, artisti i javës ndryshon çdo javë.

Fituesi zgjedhet çdo javë në mënyrë të rëndomtë për më tepër, përveç çmimit të madh, ju do të jeni nën argëtimin e programeve të Radio Dukagjini gjatë gjithë ditës.

Prandaj, kyçuni në radio në frekuencat 99.7, 94.5, 92.7, 105.1, 104.7, 105.0, 93.2 ose online në https://www.dukagjini.com/radio/ dhe përmes aplikacionit të Radio Dukagjini.

Çmimi i madh po ju pret. Po ashtu, loja Dukë realizohet me mbështetjen e librarisë Dukagjini.