Ish-pjesëtari i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe folësi i parë i Radios Kosova e lirë, Nusret Pllana, ka folur për prapaskenat e themelit të Radios Kosova e lirë.

“Dita e themelimit të Radios Kosova e lirë është datë historike për kombin shqiptar, i cili ka vuajtur shumë edhe është lirëdashes. Kjo radio është themeluar më 04 Janar të vitit 1999, me vendimin e Shtabit të Përgjithshme të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”, ka deklaruar Pllana.

Ai ka thënë se si pasojë e vendimit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, janë themeluar dy mediume, Radio Kosova e Lirë edhe Agjencia i Lajmeve, Kosova Press.

“Realisht, lufta nuk sjell asgjë të mirë, përveç të këqija, sepse sjell viktima, dhimbje, barbari, mizori. Ne kemi pasur të bëjmë me një armike që në gjenet e tyre kanë egërsinë shtazarake të egër, edhe kanë urrejtje patologjike ndaj të gjitha racave të njerëzve në botë, e racës shqiptarë në veçanti”, ka sqaruar ai.

Më tej, Pllana ka thënë se ushtria dhe policia e Serbisë kanë qenë fashiste gjatë luftës në Kosovë.

“Ish-ushtari i UÇK-së edhe këngëtari i mirënjohur, Ismet Beqiri nga Kumanova, i ka dhuruar UÇK-së tekniken e radios Zëri i Kumanovës, me të cilën është themeluar Radio Kosova e Lirë”, ka shtuar ai.

Si ka mbledhur informacione nga terreni Radio Kosova e Lirë, gjatë luftës në Kosovës?

Ish-pjesëtari i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe folësi i parë i Radios ”Kosova e lirë”, Nusret Pllana, duke folur për prapaskenat e themelit të Radios Kosova e lirë, ka treguar se në shtatë zonat operative të UÇK-së, ka pasur nga një telefon me valë satelitore, ku i kanë marrë informatat, të cilat i kanë përcjellë te publiku.

Tutje, Pllana ka thënë se Radio Kosova e Lirë ka qenë urëlidhëse me agjencionet ndërkombëtare të lajmeve për situatën në Kosovës gjatë luftës, pasi këta kishin burime nga frontet e luftës.

“Për shatë zonat e UÇK-së e kemi pasur nga një telefon satelitor, dhuratë nga mërgimtarët tanë nga Zvicra edhe Gjermania, edhe shpenzimet e këtyre telefonave i paguanin. Neve na vinin informata e dorës së parë nga froni i luftës, pastaj unë i lexoja ato”, ka deklaruar Pllana.

Ai ka përfunduar duke thënë se Radio Kosova e Lirë do të duhej të ishte radio shtetërore.