Radoica Radomiroviq emërohet zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviq dhe ka emëruar Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 25 majit ka emëruar Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

Me këtë rast, siç bëhet e ditur nga njoftimi i zyrës së kryeministrit, ai e uroi Radomiroviqin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Ndërkaq, gjatë ditës, kryeministri Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviq.

Ndryshe, Nenad Rashiq është emëruar ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, më një dhjetor.

Kjo pas dorëheqjes së ish-ministrit Goran Rakiq. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Ndryshe, më 5 nëntor, Lista Serbe vendosi që t’i largojë të gjithë serbët nga institucionet qendrore dhe ato lokale.

Kreu i kësaj partie, Goran Rakiq, pasi shpalli dorëheqjen nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim, tha se largimi nga institucionet vjen pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Nenad Rashiq emërohet ministër për Komunitete dhe Kthim

Shija e redaktorit

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje...

Raportimi nga veriu, gazetarët tregojnë eksperiencat e tyre në “Radar”

Raportimi nga e premtja në komunat në veri të vendit ishte një tjetër sfidë për gazetarët në Kosovës. Në mesin e provokimeve, të sharave,...

Të fundit nga rubrika