Radojiçiq vështirë se do të përballet me drejtësinë për sulmin terrorist në Banjskë

Milan Radojiçiq vështirë se në një të ardhme të afërt do të përballet me drejtësinë për sulmin terrorist të kryer në Basnjkë të Zveçanit. Këtë vlerësim e kanë njohës të sistemit të drejtësisë në Kosovë, të cilët nuk po u besojnë aspak fjalëve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi se Radojiçiq do t’i përgjigjen çfarëdo ftese të organeve kompetente në shtetin serb

Paramilitarët ishin të pajisur si një ushtri e vogël, kishin armatim dhe pajisje me vlerë pesë milionë euro

Pamjet nga droni vërtetuan qartë përfshirjen e Milan Radojiçiq në sulmin terrorist në Banjskë.

Për këtë veprim, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është i bindur se Radojiçiq do t’i përgjigjej pozitivisht çfarëdo ftese të institucioneve të drejtësisë në Serbi.

“Milan Radojiçiq nuk u fsheh kurrë, nuk kishte turp për rolin e tij. Ai me siguri do t’i përgjigjet ftesës së organeve kompetente. Gjendet në territorin e Serbisë, ai nuk është i plagosur. Nuk po them se Milan Radojiçiq i komandon njerëzit atje poshtë, por ju më pyetët nëse unë i njoh ata njerëz atje”, ka deklaruar Vuçiq.

Megjithatë, këtyre fjalëve të Vuçiq, nuk u beson avokati Mahmut Halimi.

“Këto deklarata absolutisht nuk përkojnë me realitetin dhe gatishmërinë e tij që të bashkëpunoj me organet e Republikës së Kosovës, të cilat siç e kemi parë sa e sa herë, nuk i pranon as që ekzistojnë. Dhe unë nuk e besoj se Vuçiq do ta sakrifikoj personin kryesor ose arterien kryesore të tij për krime të cilat ndodhin edhe në Kosovë edhe në Serbi”, ka thënë Halimi.

Për krimet e kryera në Banjskë, gjykimi eventual ndaj Radojiçiqit do të duhej të ndodhte në Kosovë.

Megjithatë, Ardian Bajraktari që ka punuar gjatë në ministrinë e Drejtësisë, thekson se në rrethanat aktuale, kjo është e pamundur të ndodhë.

“Fusha e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar sa i përket Serbisë lë shumë për të dëshiruar. Ajo zhvillohet më shumë në fushën civile, ndërsa sa i përket fushës penale, aq më tepër në raste të tilla, natyrisht që si rezultat i mendësisë që akoma vazhdon të mbizotroj tek fqinji ynë verior nuk ka nivel as minimal të bashkëpunimit”, ka thënë Bajraktari.

Për t’u zbardhur në tërësi ajo që ndodhi në Basnjkë, avokati Halimi thekson se duhet të ketë një përfshirje më të madhe të ndërkombëtarëve.

“Zgjidhja nuk mund të gjindet pa u pastruar kjo çështje, se përse Serbia u fut në një shtet sovran, përse sulmoi, përse gjithë ai arsenal i armëve dhe cili ishte qëllimi i saj, të cilin të gjithë po e dijmë. Këtë duhet Bashkësia Ndërkombëtare që së paku ta zgjidhë mirë, e mandej të fillojnë edhe bisedimet dhe me një shpresë që në një të ardhme të arrihet edhe një marrëveshje”, ka deklaruar Halimi.

Përveç sulmit terrorist në Banjskë, Radojiçiq dyshohet edhe për një sërë krimesh të tjera në Kosovë.

Ai është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika