Radoniqi: Numërimi i votave po ecën pa probleme, s’mund të japë datë të saktë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, duke thënë se procesi i numërimit të votave po shkon në rregull.

“Të gjitha përgatitjet janë bërë që numërimi me shku në rregull edhe në shpresojmë që me këtë tempo numërimi do të përfundojë deri kah fundi i javës eventualisht në mesin e javës tjetër”, ka thënë ai.

Radoniqi, ka thënë se deri më tani nuk kanë pas probleme në qendrat e numërimit, duke shtuar se vetëm në Vushtrri ka pas problem me lidhje të internetit gjë që është sanuar menjëherë.

“Deri më tani nuk kemi pas asnjë problem. Në Vushtrri vetëm një problem me lidhjen e internetit dhe është sanuar dhe numri ka vazhduar në rregull. Kontrolli është pak më i lartë. Procesi deri më tani nuk ka probleme dhe nuk kemi ankesa nga asnjëra palë”, ka shtuar Radoniqi.

Ndërsa, i pyetur se kur pritet të dalin me rezultatet përfundimtare, Radoniqi shtoi se nuk mund të japë ndonjë datë të saktë, por se beson se kjo mund të ndodhë në fund të këtij muaji.

“Ky është proces dinamik, nuk mund të jap datë të saktë, sipas planit operacional është data 6 korrik, por unë besoj se kah fundi i qershorit do të jemi gati me gjithë rezultatin”, ka thënë ndër të tjera Radoniqi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika