Radoniqi: Procesi zgjedhor po shkon në rregull, ftoj qytetarët të dalin në votime

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se deri më tani mbarëvajtja e procesit zgjedhor në katër komunat veriore po shkon sipas planit përveç numrit të vogël të qytetarëve që kanë votuar deri më tani

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në votime, gjersa ka theksuar se procesi zgjedhor po vazhdon në rregull.

Në një fjalë për media pas vizitës së qendrave të votimit, Radoniqi ka thënë se të gjitha veprimet e nevojshme janë ndëmarrë ashtu që procesi zgjedhor të jetë i qetë.

“Sot si përfaqësues i KQZ-së, së bashku me anëtarët tjerë erdhëm me i pa qendrat e votimit. Procesi është duke shkuar në rregull, nuk ka ndonjë problem, ftoj qytetarët e katër komunave të dalin në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë. Ne si KQZ kemi ndërmarrë të gjitha masat që procesi të shkojë në rregull.  Siguria është në nivel”, tha ai.

Ndonëse ende nuk dihet numri i votuesve, Radoniqi ka thënë se në në Lagjen e Boshnjakëve kanë votuar 60 persona.

Ndër të tjera, ai ka thënë se nuk ka pasur urdhër për moslejimin e mediave nëpër qendrat e vendvotimeve, por sipas tij, ka qenë një keqkuptim për shkak të doracakut.

Ai ka thënë se mediat mund ta kryejnë punën e tyre, pasi KQZ-ja e ka zgjidhur këtë keqkuptim.

“Nuk ka urdhër moslejimi për mediat, janë të lira të marrin filmime edhe nga kontejnerët. Ka qenë një konfuzion mes doracakut, por është zgjidhur tash”, ka deklaruar kryetari i KQZ-së.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës.

Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues.

Deri tani, situata ka qenë e qetë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika