Ragip Begaj, ish-kryetari i Malishevës dënohet me gjashtë muaj burgim

Ish-Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, është dënuar me gjashtë muaj burgim.

Begaj akuzohet se në pozitën e kryetarit të Komunës së Malishevës, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm personit me inicialet R.R. dhe buxhetit të Komunës, me rastin e ndërtimit të një shkolle në fshatin Drenoc.

“Jam i njoftuar për vendimin e Gjykatës, 5.000 euro gjobë ose gjashtë muaj burgim. Vendimi është i padrejtë për arsye sepse e kam nënshkruar një marrëveshje dhe janë marrë shtatë ari, diku 85 për qind e pronës është komunale. Nuk e kam besuar asnjëherë që do të marrin këtë vendim, por unë e respektoj vendimin e gjykatës edhe pse është i padrejtë”, ka thënë Begaj.

Ish-Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, është denuar me gjashtë muaj burgim.

“Unë nuk kam marrë informatë ende, zyrtare nuk kam marrë kurrgjë. Nuk kam dijeni kurrgjë, nuk jam në dijeni për çka”, ka shtuar Begaj. Per kete vendim të organeve të rendit, Begaj është shprehur se është i padrejtë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësja Violeta Namani, ku thuhet se më 7 prill 2021, Begaj ka caktuar lokacionin për ndërtimin e shkollës fillore në Panorc. Një pjesë e shkollës ishte e planifikuar të ndërtohej në pronë private, në kundërshtim me vendimin e Kuvendit Komunal të 4 majit 2018. Ky vendim kishte për qëllim ndërtimin e aneksit të shkollës “Visar Krasniqi” në fshatin Drenoc të Malishevës.

Begaj ishte kryetar i Malishevës deri në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në nëntor të vitit 2021.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika