Ragip Jashari thotë se ka qenë i detyruar të vendoset me gruan në Shtëpinë e Pleqve për arsyeje shëndetësore dhe jo për moskujdes nga institucionet

Ragip Jashari ka thënë se ka qenë i detyruar që së bashku me bashkëshorten të bëhen banorë në Shtëpinë e Pleqve, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe jo për shkak të moskujdesit nga Institucionet përkatëse në Skënderaj, Mitrovicë dhe Prishtinë.

Kështu ai ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ka 3 vjet që unë dhe gruaja ime përballemi me probleme serioze shëndetësore dhe një pjesë të madhe të kohës kemi qëndruar nëpër mjekë, duke filluar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, mandej në Spitalin e Mitrovicës dhe herë në QKUK. Gruaja vazhdon të jetoj më oksigjeno-terapi si pasojë e Covid -19, ndërsa unë me gjendje të rënduar nga diabeti, por edhe disa komplikime të tjera, duke më pamundësuar të lëvizi pa karrocë. Si rrjedhojë ishte e pamundur që familjarët, ata që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, të kujdeseshin 24 orë pa ndërprerë për ne të dy, meqë përveç të tjerash ne kemi nevojë të përditshme për terapi, për analiza shëndetësore, për infuzione etj”, ka shkruar ndër të tjera Jashari.

Ai ka shtuar se pavarësisht problemeve shëndetësore “nuk e kemi ndjerë mungesën e kujdesit dhe ndihmës nga familjarët, përkundër se ne nuk kemi trashëgimtarë. Të gjithë kanë qenë pranë nesh vazhdimisht, duke u kujdesur për ne, duke na ndihmuar për gjithçka që kemi pasur nevojë”.

Në fund, Ragip Jashari ka theksuar se “ju lus që për shkak të gjendjes sonë shëndetësore të mos na bëni pjesë të lajmeve, komenteve dhe agjendave tendencioze dhe politike”.

“Kam qëndruar larg politikës vazhdimisht dhe afër familjes sime, miqve, kushërinjve, bashkëluftëtarëve dhe atdheut tim. Mua më mban gjallë lavdia e Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk kam bërë asgjë tjetër vetëm e kam vënë veten në mbrojtje të atdheut tim atëherë kur ishte koha, por atdheu s’ma ka asnjë borxh. Nëse do Zoti dhe e marr veten, shpresojë të takohemi në ditë më të mira në shtëpinë time në Prekaz, në të kundërtën ju lus që të na respektoni dhe të mos na shqetësoni!”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika