
Kandidati i PDK-së, Rahman Rama, ka deklaruar se aktiviteti i mbajtur në Malishevë ka treguar mobilizim dhe entuziazëm të madh për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin Bedri Hamza.
Sipas tij, pjesëmarrja në këtë tubim është dëshmi e mbështetjes që PDK po merr në këtë fazë të fushatës zgjedhore.
“Malisheva u ngrit në këmbë sot për PDK-në e Bedri Hamzën. Entuziazmi që vërehej në qytetin e Fatmir Limajt tregon se PDK-ja po kthehet aty ku i takon. Të gjithë në këmbë, të gjithë me zë. STOP KRIZËS”, është shprehur Rama.
Aktiviteti në Malishevë është pjesë e fushatës zgjedhore të PDK-së, ku partia po zhvillon takime me qytetarë në komuna të ndryshme të vendit.


