Rahoveci – nikoqir i Kupës së Kosovës

“Final 8” i Kupës së Kosovës në basketboll do të mbahet në Rahovec.

Këtë vendim e ka marrë Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 23.01.2023 në Prishtinë.

Në këtë mbledhje, Bordi u morën këto vendime:

  1. E ka miratuar Raportin e Punës të FBK-së për vitin 2022,
  2. E ka miratuar Planin e Veprimit për vitin 2023,
  3. E ka miratuar Planin e Marketingut dhe Komunikimit 2023,
  4. E ka miratuar Planin Financiar për vitin 2023,
  5. Ka vendosur që Kuvendi i Punës i FBK-së të mbahet më 22 mars 2023 në Prishtinë,
  6. I ka miratuar Propozicionet e Garave të Kupës së Kosovës 2022/23,
  7. Ka vendosur që Final 8 Kupa e Kosovës të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” prej 15 deri më 19 shkurt nga KB Rahoveci me këto kushte:

– Do të lejohen shikuesit në palestër, por vetëm në mënyrë jo të organizuar, si dhe pa simbole dalluese,

– Biletat duhet të blihen vetëm me letërnjoftime,

– Kërkesë për prokuror kujdestar për të qenë në palestër në datat e organizimit të eventit, si dhe

– Vënia në funksion e kamerave në palestër,

– Masa të larta të sigurisë, duke përfshirë këtu Policinë e Republikës së Kosovës dhe Sigurimin Privat,

– Është miratuar propozimi për ristrukturim të zyrës ekzekutive të FBK-së (ndarja në departamente) dhe janë miratuar ndryshimet në Rregulloren për Organizim të Brendshëm të FBK-së,

– Janë emëruar përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës,

– Ka vendosur që Shpallja e Laureatëve në basketboll për vitin 2023 të bëhet në muajin dhjetor.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika