Rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska votojnë nëse do t’i bashkohen Rusisë

Rusia ka organizuar një referendum në Ukrainë, për disa pjesë të vendit nëse duan apo jo të bashkohen me Rusinë

Foto: AP





Votimi filloi të premten në rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska për referendumet për t’u bërë pjesë e Rusisë.

Referendumet e orkestruara nga Kremlini, të cilat janë denoncuar gjerësisht nga Ukraina dhe Perëndimi si mashtrime pa asnjë forcë ligjore, shihen si një hap drejt aneksimit të territoreve nga Rusia.

Votimet po mbahen në rajonet e Luhanskut, pjesërisht të kontrolluara nga Rusia, Zaporizhzhia dhe Donetsk. Në Kherson, i cili kontrollohet pothuajse plotësisht nga Moska, votimi pritej të fillonte edhe të premten në mëngjes.

Votimi, i cili pyet banorët nëse duan që rajonet e tyre të jenë pjesë e Rusisë, me siguri do të shkojë në rrugën e Moskës.

Kjo do t’i jepte Rusisë pretekstin për të pretenduar se përpjekjet e forcave ukrainase për të rimarrë kontrollin janë sulme ndaj vetë Rusisë, duke përshkallëzuar në mënyrë dramatike konfliktin 7-mujor.

Referendumet pasojnë urdhrin e presidentit, Vladimir Putin, për një mobilizim të pjesshëm, i cili mund të shtojë rreth 300,000 trupa ruse në luftë.

Votimi do të vazhdojë për pesë ditë – deri të martën javën e ardhshme. Sipas zyrtarëve të instaluar nga Rusia në rajonet e pushtuara, të cilët përmendën arsye sigurie, gjatë katër ditëve të para zyrtarët zgjedhorë do të sjellin fletëvotimet në shtëpitë e njerëzve dhe do të ngrenë qendra votimi të improvizuara pranë ndërtesave të banimit. E marta do të jetë dita e vetme kur votuesit do të ftohen të vijnë në qendrat e rregullta të votimit.

Vendvotimet u hapën edhe në Rusi, ku mund të votojnë refugjatët nga rajonet e pushtuara.

Denis Pushilin, udhëheqës separatist i autoriteteve të mbështetura nga Moska në rajonin e Donetskut, e quajti referendumin të premten “një moment historik”.





Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika