Raketat ruse bien mbi Poloni, dy të vdekur

Raketat e lëshuara gjatë të martës së 15 nëntorit kundër Ukrainës, kanë goditur dy persona në Poloni, që është shtet anëtar i NATO-s, një gjë të tillë e ka bërë të ditur zyrtari i lartë i intelegjencës amerikanë për mediat botërore





Raketat ruse kanë goditur dy persona në Poloni, këtë e ka bërë të ditur zyrtari i lartë i intelegjencës amerikane

Ai ka thënë se raketat ruse kaluan në Poloninë që është anëtare e NATO-s, duke lënë të vdekur dy persona, shkruan sky news.

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller, nuk e ka konfirmuar menjëherë informacionin, por ka thënë se liderët e lartë po mbanin një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Kjo ishte hera e parë që raketat ruse kanë rënë në Poloni.

Ndërkaq, Moska ka lëshuar ​​një numër të madh raketash në Ukrainë të mërkurën, duke lënë jashtë fuqinë për shtatë milionë familje.

Polonia nuk është përfshirë në konflikt, por ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas dhe e ka dënuar gjerësisht luftën, shkruan SN.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika