Rakiq dënohet me tre muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë

Goran Rakiq

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë Goran Rakiq, i cili akuzohej se në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë.

Aktgjykimi në fjalë u shpall të mërkurën nga gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, pasi paraprakisht gjykata aprovoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar me burgim prej 3 muajsh nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari Rakiq nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.

Ndërsa, dënimin me gjobë në lartësi prej 1 mijë euro i akuzuari Rakiq obligohet që ta paguajë në afat prej 15 ditësh, pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Sipas aktgjykimit, nëse i njëjti nuk mund të paguajë dënimin me gjobë, atëherë ky dënim do të zëvendësohet në dënim me burgim duke iu llogaritur shuma prej 20 eurosh për një ditë burgimi.

Po ashtu, i akuzuari Rakiq është obliguar që të paguajë edhe shpenzimet procedurale për aq sa do të llogariten nga gjykata dhe atë shumën prej 100 eurosh për paushallin gjyqësor./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika